Mësimet islame për edukimin e fëmijëve | Xhelsa Salana 2016

Description

z. Muhamet Peci mbajti këtë fjalim rreth temës “Mësimet islame për edukimin e fëmijëve” më 23 tetor 2016 në Xhelsa Salanën e 9-të të Shqipërisë. Duke u bazuar në ajetet kuranore, ai tregoi rëndësinë e edukimit moral e shpirtëror të fëmijëve. Duke iu referuar një fjalimi të Hazret Kalifit II r.a., ai tërhoqi vëmendjen për të mësuar fëmijët që të kujdesen për kohën, për edukimin e tyre shpirtëror që në moshë të re, përzgjedhjen e shoqërisë së mirë për ta, dhe për t’i ushqyer ata me sakrificë e vetëmohim. Neglizhenca ndaj arsimit, edukimit dhe përkujdesjes shëndetësore janë të barabarta me vrasjen e tyre. Derisa qëllimi i njeriut në këtë jetë është adhurimi i Zotit dhe përvetësimi i vetive hyjnore, prindërit duhet t’ua japin fëmijëve atë model që kontribuon në këtë drejtim. Ai përfundoi fjalimin e tij me një lutje të Kalifit II r.a. për mbrojtjen e fëmijëve.