Lidhshmëria e Mesihut të Premtuar a s me Zotin e Lartësuar | Xhelsa Salana 2016

Description

I nderuar Muhammed Zakaria Khan, kryetar dhe kryemisionar i Danimarkës ka mbajtur këtë fjalim rreth temës “Lidhshmëria e Mesihut të Premtuar a.s. me Zotin e Lartësuar” më 23 tetor 2016 në Xhelsa Salanën e Shqipërisë. Duke treguar pozitën e lartë të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., ai provoi se duke qenë njeri i përsosur, Profeti s.a.v.s. mbarti denjësisht amanetin e adhurimit. Ai gjithashtu rrëfeu ngjarje të shumta nga jeta e Profetit s.a.v.s. që vërtetonin lidhjen e tij të pashembullt me Zotin. Shëmbëlltyra më e përkryer e kësaj lidhjeje në kohën tonë, ishte shërbëtori besnik i të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., pra Mesihu i Premtuar a.s. Ai gjithashtu paraqiti disa ngjarje besimshtytëse dhe fragmente nga shkrimet e tij, që tregonin besnikërinë e tij ndaj Allahut dhe Profetit Muhammed s.a.v.s.