Fisnikëria dhe ndershmëria e Profetit Muhammed s.a.v.s | Xhelsa Salana 2016

Description

z. Javaid Iqbal Nasir ka mbajtur këtë fjalim më 23 tetor 2016 në Xhelsa Salanën e Shqipërisë. Tema e tij ishte “Fisnikëria dhe ndershmëria e Profetit Muhammed s.a.v.s.”. Fillimisht duke shtjelluar kuptimet e këtyre vetive, ai nënvizoi se shfaqja më e lartë e këtyre atributeve vjen nëpërmjet të dërguarve të Zotit, ndërsa manifestimi më i arrirë dhe më i pashembullt i tyre u rrezatua në modelin e Profetit Muhammed s.a.v.s. Më tej, ai rrëfeu disa ngjarje nga jeta fisnike e Profetit s.a.v.s. të cilat nxirrnin në pah vetitë e fisnikërisë dhe ndershmërisë së tij. Ai tregoi ngjarjen e vendosjes së gurit të zi gjatë ndërtimit të Qabesë dhe dha disa shembuj për standardet e tij të larta të drejtësisë etj.