Profecia për Kalifatin në Islam - Nga Profeti Muhemmed s.a.v.s.

Description

https://www.ahmadiyya-islam.org/al/ I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Profetësia do të mbetet midis jush, aq sa e do Allahu. Më pas, vetëm kur të dojë Ai, do ta marrë atë. Pastaj do të vendoset Kalifati që vjen përmes rrugës së profetësisë, dhe do të mbetet aq sa do të dëshirojë Zoti. E më pas Zoti do ta ndërpresë atë. Pastaj ajo do të ndiqet nga një mbretëri tiranike. Ajo do të qëndrojë aq sa ka vendosur Allahu e pastaj Allahu i Lartësuar do t’i japë fund asaj. Pastaj do të vendoset një tjetër mbretëri despotike, dhe kjo do të mbetet për aq kohë sa dëshiron Allahu e pastaj Allahu i Madhërishëm do t’i japë fund asaj dhe më pas do të vendoset Kalifati që vjen përmes rrugës së profetësisë. Pastaj, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. heshti” Ky dokumentar ju tregon me fakte historike se si u përmbush kjo profeci, fjalë për fjalë.